Shkëputet ajsbergu një trilion tonësh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkëputet ajsbergu një trilion tonësh

    Insajderi
    13 July 2017 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Antarktidë është shkëputur akulli një trilion ton, katër herë sa sipërfaqja e Londrës.

    Sipas lajmit të “The Telegraph”, shkencëtarët e Universitetit Swansea në Uells, një ajsberg në Antarktidën Perëndimore, 4 herë sa sipërfaqja e Londrës është shkëputur.

    Ekipi i hulumtimeve të Universitetit Swansea bëri të ditur se shkëputja e ajsbergut prej 5 mijë e 800 kilometra katrorë nga masa e akullit Larsen C në Antarktidë, e cila vëzhgohej një periudhë të gjatë, është incizuar nga sateliti Aqua i Administratës Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA).

    Njoftohet se masa e e akullit Larsen C me shkëputjen e ajsbergut një trilion tonësh është zvogëluar për 12 për qind.

    Profesori Adrian Luckman nga Universiteti Swansea tha se “Ne e prisnim këtë shkëputje për një kohë të gjatë. Do të vazhdojmë të ndjekim ajsbergun. Ky është ajsbergu më i madh i shkëputur deri më tani”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark