SHKK konfirmon vdekjen e një të burgosuri në aksident trafiku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHKK konfirmon vdekjen e një të burgosuri në aksident trafiku

    Insajderi
    30 January 2024 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfimuar raportimin e Insajderit se personi që vdiq mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Fushë Kosovë ka qenë i burgosun në burgun e Smrekonicës.

    Lajmin e kanë komfirmaur edhe nga SHKK, Florent Gashi.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A”, tha ai per Insajderin.

    Personi i vdekur dyshohet se është Fatmir Sabit Ajeti.

    I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku  kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark