SHKK reagon ndaj deklaratave të Tomë Gashit për rastin Dehari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHKK reagon ndaj deklaratave të Tomë Gashit për rastin Dehari

    Insajderi
    14 November 2016 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit Tomë Gashi, i cili përfaqëson familjen e Astrit Deharit. Gashi ka deklaruar se gardianët e kanë ditur se Dehari kishte vdekur.

    SHKK thotë se e “vërteta do të dali në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm”.

    Deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, sipas SHKK-së prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.Në pajtim me të gjeturat, ShKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin, ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi”, thuhet në komuniaktën e SHKK-së.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën e 5 nëntorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark