"Shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij" - Kadrijaj i reagon ashpër Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij” – Kadrijaj i reagon ashpër Kurtit

    Insajderi
    07 April 2025 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton Insajderi.

    Kadrijaj e ka akuzuar Kurtin se, ndonëse për katër vjet kishte deklaruar se është zbehur ndikimi i Beogradit në Kosovë, tani vetë po pranon se ky ndikim është më i madh se kurrë që nga paslufta.

    Ajo thotë se Kurti është ai që i ka instaluar përfaqësuesit e pakicave të kontrolluara nga Beogradi, përmes veprimeve të njëanshme e pa koordinim me askënd.

    “Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga politikat e Vuçiqit? Qe katër vjet ke folë se si është zbeh prania e elementeve të Beogradit në Kosovë, e tani po del që kurrë më shumë ndikim nga Beogradi s’ka pasë që nga lufta. Ti je ai që i ke instalu, me çdo veprim që ke ndërmarrë pa u koordinu me askënd, shkruan Kadrijaj.

    Ajo e akuzon Kurtin se është armiqësuar me të gjitha partitë shqiptare dhe se tashmë askush nuk dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë me të.

    “Tash shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij. Ia ke kthy shpinën Kosovës – çdo shqiptar që hyn me ty në qeveri është bashkëpjesëmarrës në theqafje të këtij vendi,” përfundon reagimi i saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark