Dje janë arrestuar 15 persona pas aksionit të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”. Në mesin e të arrestuarve është edhe pronari i, ‘Dona Laberion’, Bashkim Osmani.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me aksionarin e kësaj firme, Agim Osmani për t’i pyetur lidhur me rastin, por ai ka kaluar me ofendime ndaj gazetares.
Teksa gazetarja e Insajderit po e pyeste për arrestimin e Bashkim Osmanit ai është nervozuar duke fajësuar mediat për arrestimin e këtij të fundi.
Agim Osmani i është drejtuar gazetares “shko rr.s me lesh shko”.
Pjesë nga biseda:
Agim Osmani: Ju, nuk jeni në tokë Zotit, çka leshi më më pyet, shko r.rs me lesh shko, nuk ka të bëj me këtë punë arrestimi”
Gazetarja: Me çka ka të bëj rasti?
Agim Osmani: Janë të paverteta krejt, që don hajde në “Liberion” e tani flasum. Ka më të ba akuzë për malltretim, nuk ki drejt më marrë në pyetje
Ndërsa tha se arrestimi i pronarit nuk ka të bëj me firmën.
Kush është Bashkim Osmani?
Bashkim Osmani është në mesin e të arrestuarve që dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi.
Ai është biznesmen i njohur llapjan, pronar i kompanise ‘Dona Laberion’ e cila bën prodhimin dhe distribuimin e lëngjeve EKOfrut, EKS, DONA dhe PUNCH.
Ai është edhe kryetar i Shoqatës së Afaristëve të Podujevës.
Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i auto salloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe komunës së Vitisë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë sekuestruar armë, fishekë, para, dokumente dhe gjëra të tjera.
“Nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga disa nga auto sallonet që janë bastisur dhe iu janë sekuestruar dhjetëra vetura.
“Autosalloni Lipjani” ka qenë cak i këtij aksioni. Sipas burimeve të gazetës këtij salloni iu janë sekuestruar rreth 10 vetura që kapin shifra milionëshe.
Gazeta Insajderi sjelli pamje ekskluzive nga veturat që u janë sekuestruar sallonit “Lipjani” që ndodhet në Çagllavicë.
Po ashtu, policia ka zbarkuar edhe tek “Auto Salloni Besa” dhe “Iliri”.
Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.
Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.
Ky aksion është ndërmarr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimi