I dyti i qeverisë kosovare, Besnik Bislimi, nuk lëvizi as edhe një muskul të vetëm ndaj himnit të Kosovës për ta nderuar atë gjatë një ndeshje futbolli.
Një injorim i tillë i Bislimit, zgjoi indinjatën e Nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, e cila i tha zëvendësit të kreut të qeverisë, “të shkojë në shtëpi” derisa e quajti “marre” indiferencën e Bislimiut.
“E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak. Marre”, shkroi Çitaku.
Zv/kryeministri i parë Besnik Beslimi, gjatë intonimit të himnit të Republikës së Kosovës në një ndeshje miqësore futbolli, qëndroi indiferent dhe nuk lëvizi asnjë muskuj për të nderuar tingujt që përfaqësojnë shtetin e Kosovës.
Kjo ndeshje u zhvillua në fushën qendrore të Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali, në orën 13:00 dhe ishte pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e Pavarësisë.