Shkodër: Aksident mes dy automjeteve- Lëndohen dy persona, njëri prej tyre i mitur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkodër: Aksident mes dy automjeteve- Lëndohen dy persona, njëri prej tyre i mitur

    Insajderi
    04 May 2025 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur në lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Shkodër-Lexhë.

    Njëri nga të lënduarit është i mitur, dhe që të dy po trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

    “Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar. Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark