Shkodër, vritet elektricisti nga borxhliu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkodër, vritet elektricisti nga borxhliu

    Insajderi
    11 August 2016 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një elektriçist ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, pas një sulmi me thikë si pasojë e detyrës mbrëmjen e kësaj të enjteje, nga një debitor në Oblikë të qytetit të Shkodrës.

    Elektriçisti i plagosur nga debitori është shoqëruar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Ai është identifikuar si Zamir Vala, i moshës mbi 50 vjeç.

    Ndërkohë, Policia e Shkodrës e ka identifikuar debitorin që i shkaktoi vdekjen punonjësit të OSHEE-së, i cili është shtetasi Martin Zefi, i shoqëruar më pas nga forcat blu për në komisariat, që pritet të zbardhin edhe motivin e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark