Stand Up Comedy do të vijë më datë 3 mars në Teatrin e Gjilanit.
“Evropë qite n’veti”, “Old europians”, “Kosovë na topin”, “Kur Evropa vonohet”, do të jenë disa nga pikat kyçe që aktorët Avni Shkodra, Ernest Zymberi e Kushtrim Qerimi, do ti flasin në skenën e Teatrit të Gjilanit.
“Avni Shkodra, Ernest Zymberi e Kushtrim Qerimi, do të flasin për raportin e Shqiptarëve me Evropën: për politikë, punë, çaja, teknologji, dasma, viza, sehire (magji), miza, monedha, etj”, është shkruar në eventin e kësaj ngjarje.
Stand Up Comedy, do të vijë më datë 3 mars, në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit. Kjo shfaqje është mbështetur nga Ministria e Integrimit Evropian. /Insajderi.com