Shakatë dhe të qeshurat në rrjete sociale që nga nisja e Kurtit për në Amerikë nuk kishin të ndalur. E gjithë kjo situatë u krijua nga fakti se kryeministri nuk takoi udhëheqësit e shtetit mik të Kosovës, shkruan Insajderi.
Microsoft, LinkedIn, UCX, “Uber”, ishin kompanitë që Kurti vizitoi në mungesë të takimeve me Biden, Harris dhe Blinken.
Shefi i ekzekutivit, takimin më të rëndësishëm e realizoj me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.
Pas përfundimit të vizitës zyrtare, rrjetet sociale po “shpërthejnë” nga meme-t e krijuara.
Ndër ta edhe Sabir Krasniqi i cili posedon ueb faqen të quajtur “sa-kra.ch”, ka dizajnuar një foto e cila përshkruan vizitën e Kurtit në SHBA.