Shkoi për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, IPK rekomandon suspendimin e komandantit të Policisë në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkoi për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, IPK rekomandon suspendimin e komandantit të Policisë në Skenderaj

    Insajderi
    13 August 2024 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt pasi ka shkuar për ngushëllime tek familjatët e Faton Hajrizit.

    Sipas IPK’se, kjo është shkelje të rëndë disiplinore sepse ka shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

    “Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim, shkruan Insajderi.

    Insajderi ka marrë vesh se në mesin e policëve që shkuan për kryeshëndosh tek familja e Hajrizit ishte edhe komandanti i stacionit policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi.

    Njoftimi i plotë:

    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt. Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore – “Sjellje e rëndë diskredituese”.

    IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje).

    Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës.

    Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark