“Kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bien kësi letra”, një muaj paraburgim për kërcenuesin e postierit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bien kësi letra”, një muaj paraburgim për kërcenuesin e postierit

    Insajderi
    23 January 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit F.H., për shkak se ky i fundit e kishe kërcënuar me jetë punonjësin e gjykatës që më mënyrë zyrtare ia kishte dërguar ftesën se djali i tij duhet të paraqitet në gjykatë, përcjellë Insajderi.

    Sipas raportit të Prokurorisë, F.H, fillimisht ka tentuar t’i vërsulet dhe më pas e ka kërcënuar duke i thënë se do ta vras bashkë me gjyqtarët.

    “Fillimisht tenton t’i vërsulet fizikisht, pastaj e ofendon me fjalë fyese dhe pastaj, i drejtohet të dëmtuarit me fjalët kanosëse ‘kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bien kësi letra’, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

    Po ashtu prokuroria ka bërë të dituar se në këtë përfundim ka ardhur pasi që i pandehuri edhe në të kaluarën ishte përfshirë në vepra të ndryshme penale./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark