Shkolla "Emin Duraku" reagon për vrasjen e 15 vjeçares nga babai - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkolla “Emin Duraku” reagon për vrasjen e 15 vjeçares nga babai

    Insajderi
    06 May 2025 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka vrarë nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër. Emergjenca në QKUK e ka pranuar sot rreth orës 08:10 vajzën 10 vjeçare.

    E ndjera ishte nxënëse e shkollës Shfmu Emin Duraku Prizren.

    Kjo shkollë thanë se janë të pikëlluar për ndarjen nga jeta e Şilan Görenç.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses së shkollës sonë nga klasa IX-6, Şilan Görenç e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamturmirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij. Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën dhe ikja e saj pllakosi acar në zemrat e të gjithëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe tërë atyre që e njohën!”, thuhet në njofitm.

    Prokuroria njoftoi se ngjarja ishte vrasje e rëndë dhe ka ndodhur rreth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” në Prizren.

    “Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se krimi ka ndodhur brenda rrethit familjar, ku i dyshuari – (shtetas turk), babai i vajzave, dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth moshës 15-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.Po ashtu, vajza tjetër, rreth moshës 10-vjeçare, ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. E njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor. Po, ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe bashkëshortja e të dyshuarit (nëna e vajzave). I dyshuari gjithashtu është vetlënduar, por është jashtë rrezikut për jetë”,thuhet nga Prokuroria e Prizrenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark