Shkolla katolike i ndalon librat e Harry Potter - arsyeja qesharake - Insajderi
×
Kulturë

Shkolla katolike i ndalon librat e Harry Potter – arsyeja qesharake

Insajderi
03 September 2019 - 18:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shkollë katolike i ka ndaluar librat e njohur të Harry Potter nga bibliotekat e saj për arsye ‘sigurie’.

Arsyeja që kanë dhënë përfaqësuesit e shkollës është: këta libra mund të krijojnë shpirtra të këqij.

 

 

Shumë prej jush mund të jenë rritur me aventurat e Harry Potter, por Reverend Dan Reehil, një pastor në ‘St. Edward Church and School’, thotë se ata libra mbajnë brenda diçka të dëmshme.

Reehil shkruante në një email:

Këta libra e prezantojnë magjinë si të mirë dhe si të keqe, por kjo nuk është e vërtetë. Është mashtrim i pastër. Magjitë e përdorura në libër janë magji prej vërteti: kur lexohen nga qeniet njerëzore mund të bëhen shkak për krijimin e shpirtrave të këqij tek personi që po i lexon.”

Reehil shtoi gjithashtu se është konsultuar me disa ekzorcistë të ndryshëm në SHBA dhe Romë dhe ata rekomanduan gjithashtu që librat të hiqen nga duart e nxënësve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark