Maddi Runkles është një studente shembullore nga SHBA-të, më një mesatare prej 4.0 në Akademinë e Trashëgimisë, në shkollën private të saj krishtere.
Ajo ishte pjesëtare në ekipin e futbollit dhe shërbeu si kryetare e këshillit të studentëve. Mirëpo në muajin e ardhshëm, në ceremoninë e diplomimit, Runkles 18-vjeçe, nuk do të jetë në mesin e klasës së saj.
Arsyeja? Ajo është shtatzënë.
Vendimi i zyrtarëve të shkollës krishtere për të ndaluar Runkles nga pjesëmarrja e saj në diplomim – dhe për ta hequr atë nga pozita e këshillit të studentëve, do të kishte mbetur çështje private mirëpo kjo ndërroi pasi familja mori vendimin për të kërkuar ndihmë nga “Studentët pro Jetës”.
Grupi anti-abort, i cili e mori vajzën në takimet e fundit në Uashington, argumenton se ajo duhet të lavdërohet, jo të dënohet, për vendimin për të mbajtur fëmijën, shkruan New York Times.
“Ajo mori vendimin e guximshëm për të zgjedhur jetën, dhe pa dyshim që nuk duhet të turpërohet”, ka thënë Kristan Hawkins, presidenti i “Student pro Jetës”, i cili njëkohësisht ishte munduar të bindte akademinë për të marrë mbrapsht vendimin.
David Hobbs administrator në Akademinë e Trashëgimisë, një shkollë e pavarur në Hagerstoën, në të cilën nxënësit ndjekin mësimet e përditshme të Biblës, nuk pranoi të diskutonte rastin e Runkles.
Në një deklaratë me shkrim të lëshuar në emër të bordit drejtues të shkollës, ai tha se Runkles do ta meritojë një diplomë dhe shtatzëninë e saj e quajti “një çështje e brendshme për të cilën janë bërë shumë lutje dhe diskutime”.
Tregimi i adoleshentes hedh në dritë një çështje shumë delikate: si shkollat e krishtera, të cilat mohojnë shtatëzaninë deri në martesë, trajtojnë adoleshentët.
“Janë dy vlera në kundërshtim me njëra tjetrën. Në njërën anë, shkolla kërkon që të rinjtë të mbajnë një qëndrim që tani quhet abstinencë. Në të njëjtën kohë, në shumë grupe krishtere është një pritje që ne po bëjmë gjithë çfarë mundemi për të nderuar jetën”, ka thënë Brad Wilcox, një sociolog në Universitetin e Virginias.
Për të mbajtur këtë balancë është jashtëzakonisht vështirë për edukatorët e krishterë, dhe shkollat reagojnë në mënyra të ndryshme, tha Rick Kempton kryetari i bordit të Shoqatës së Shkollave të Krishtere Ndërkombëtare, që përfaqëson rreth 3,000 shkolla në Shtetet e Bashkuara dhe shumë të tjerë jashtë.
“Ajo po bën zgjedhjen e duhur. Mirëpo nuk mund të mbahet një festë që pastaj vajzat e reja të mendojnë: ‘Epo, kjo duket si një opsion mjaft i mirë për mua’”, ka shtuar Kempton.
Në vitin 2009, Shoqata Kombëtare e Ungjillorëve, duke u mbështetur në rezultate nga Fushata Kombëtare për të “Parandaluar Shtatzëninë e paplanifikuar në adoleshencë”, raportoi se 80 për qind e të rinjve të krishterë janë të kyçur në marrëdhënie seksuale paramartesore.
Pak më shumë se gjysma e grave që kanë aborte – 54 për qind – identifikohen si të krishtera, sipas Institutit Guttmacher, një organizatë kërkimore që gjurmon politikën e abortit. /Insajderi.com