“Shkollat Auto”, alternativë e re për arsimin në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Shkollat Auto”, alternativë e re për arsimin në Siri

    Insajderi
    22 December 2016 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kampet e refugjatëve në jug të Sirisë me ndihmën e mësuesve vullnetarë ka nisur aplikimi i arsimit nëpërmjet “Shkollave Auto”. Me këtë aplikim synohet të kompensohet pjesa e humbur e viteve të shkollës për mijëra fëmijë në Siri, vend i cili prej vitit 2011 ndodhet në luftë të brendshme.

    “Shkollat Auto” ose ndryshe “autobusët e mësimit” janë autobusët e përshtatur në klasa ku brenda tyre ka libra, banka shkollore dhe mësues vullnetarë. Këta autobusë lëvizin në vende dhe periudha të ndryshme në rajonet ku ka kampe të refugjatëve në mënyrë që tu vijnë në ndihmë fëmijëve në këto kampe.

    Një nga mësuesit vullnetarë të kësaj nisme, Ejjam Azize, tha për AA se projekti ka nisur nga shoqata “Dega e Ullirit”, pasi përqindja e atyre që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë po rritej me shpejtësi në Siri. Ai thotë se me fillimin e këtij projekti fillimisht janë futur në funksion 4 autobusë në të cilët ka nga një shofer dhe dy mësues.

    Duke vënë në dukje se synimet e këtij projekti janë fëmijët të cilët nuk kanë shkuar dhe nuk do të mund të shkojnë në një të ardhme të afërt në shkollë Azize në vijim shton: “Ky projekt i cili është një shpresë për fëmijët është parë me optimizëm nga prindërit. Kurrikula e këtij projekti nuk është vetëm ndihma psikologjike dhe tregime të shkurtra, por ka në përbërje edhe lëndë të tjera si matematika, mësimi i shkrim-leximit dhe gjuhën angleze.”

    Siriani Ebu Ali el-Feraxh, një qytetar sirian i cili është strehuar në kampin e refugjatëve në rajonin El-Musejfirah duke e konsideruar projektin si një nismë shumë me vlerë u shpreh: “Niveli arsimor i fëmijëve të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë për shkak të bombardimeve të regjimit sirian do të rritet ndjeshëm përmes këtij projekti. Krahas kësaj projekti i rehatshëm i ofruar nga mësuesit përmes këtij programi është një shtysë shumë e madhe për fëmijët.”

    Duke vënë në dukje se gjendja e arsimit në shumë kampe refugjatësh në jug të Sirisë është e mjerueshme, Feraxh në vijim ka shtuar: “Ka probleme të ndryshme për arsimimin e fëmijëve në kampe. Ka shumë fëmijë të cilët edhe pse janë në moshën 12-vjeçare ende nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë. Krahas kësaj në çdo kamp nuk ka qendër arsimimi. Ndërsa në disa kampe ku ka qendra arsimore kuadrot e tyre janë me nivel shumë të dobët.”

    Në rajonet e kontrolluara nga opozitarët në jug të Sirisë, procesi arsimor realizohet me ndihmën e organizatave të shoqërisë civile. Qeveria e përkohshme e opozitës në këto rajone pothuajse nuk ka mundësi të investojë për ngritjen e shkollave dhe përmirësimin e infrastrukturës së arsimit.

    UNICEF marsin e kaluar në një raport të publikuar theksoi se në Siri për shkak të luftës civile të paktën 2.8 milionë fëmijë nuk kanë mundur të marrin arsimin e nevojshëm./AA/

    untitled


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark