Shkon mbi 22 mijë numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkon mbi 22 mijë numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza

    Insajderi
    04 January 2024 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 22.438 palestinezë janë vrarë dhe 57.614 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, thanë sot autoritetet shëndetësore të enklavës.

    “Fëmijët dhe gratë përbëjnë 70 për qind të viktimave”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qudra në një deklaratë.

    Ai shtoi se 125 persona janë vrarë dhe 318 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit. Sipas zëdhënësit, 326 mjekë janë vrarë, 121 ambulanca janë shkatërruar dhe 30 spitale dhe 53 qendra të kujdesit shëndetësor janë detyruar jashtë shërbimit nga sulmet izraelit që nga 7 tetori.

    Al-Qudra tha se 99 mjekë mbeten në paraburgim izraelit.

    Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Gati 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

    Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark