×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shkon në 18 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë

    Insajderi
    04 October 2024 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas informacioneve të fundit, numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike që goditën zonën e Jabllanicës në Bosnje e Hercegovinë ka shkuar në 17.

    Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit Neretva, ka konfirmuar se deri më tani kanë vdekur 16 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë në 18.

    Qeveria e Kantonit Neretva konfirmoi më herët vdekjen e 14 personave në zonat e përmbytura në Jabllanicë, por se një numër i madh i njerëzve u raportuan të zhdukur në Jabllanicë dhe në zonën e Konjica.

    Një foshnjë është në mesin e të vdekurve, ndërsa mjekët në Mostar po luftojnë për jetën e një nëne.

    Situata është dramatike edhe në Konjica, Kreshevë dhe Kiselak, ku një pjesë e shtëpive janë nën ujë. Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, vërshimet kanë goditur Kiselakun, Fojnicën dhe Kreshevën.

    Sot, Google Maps shënoi në hartat e saj përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe vuri në pah rrugët që janë të mbyllura për trafik.

    “Udhëtarët, furgonat dhe automjetet tjera tani mund të lëvizin në rrugën kryesore Konjic – Jabllanicë. Komunikacioni është ende i ndërprerë në rrugët Jabllanicë – Mostar, Jabllanicë – Prozor dhe Jabllanicë – Blidinjë”, u tha nga ministria e Transportit. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark