Shkon në 2 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon Scholz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shkon në 2 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon Scholz

    Insajderi
    20 December 2024 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky artikull është i edituar

    Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke lënë të vdekur të paktën 2 persona, shkruan gazeta Bild.

    Rreth sulmit të dyshuar terrorist ka reaguar tashmë kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ka paralajmëruar se pritet të rritet numri i viktimave.

    “Raportet nga Magdeburgu sugjerojnë se diçka e tmerrshme po vjen. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë tyre dhe pranë popullit të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të angazhuar në këto orë shqetësuese”, tha ai.

    Theksojmë se një veturë kaloi përmes barrierave që mbronin tregun në Magdeburg dhe goditi turmën e blerësve

    Shoferi është arrestuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA. Më shumë se 80 persona duket se janë plagosur në sulm.

    Siç ka mësuar Welt nga qarqet e sigurisë, i dyshuari për sulmin është një burrë nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1974.

    Ai dyshohet se e kishte marrë me qira automjetin e përdorur në sulm. Mësohet se në ulësen e pasagjerit është gjetur një bagazh.

    Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i provincës së Saksisë-Anhalt dhe ka 240,000 banorë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark