Numri i xhamive të shkatërruara në Rripin e Gazës që prej shtatë tetorit ka shkuar në 31, sipas autoriteteve të Gazës.
Në një deklaratë cituar nga mediat turke dhe arabe, shkruan Al Jazeera, thuhet se numri u xhamive të shkatërruara shkoi nga 26 dhe 31 pas sulmeve të fundit të forcave izraelite, përcjell Gazeta Insajderi.
Gjatë së dielës, forcat izraelite sulmuan xhaminë Al-Ansar në Jenin tek një kamp refugjatësh. Për pasojë, sipas njoftimit të autoriteteve palestineze, kanë ngelur të vrarë tre persona.
Ushtria izraelite e arsyetoi sulmin duke thënë se kishte parandaluar nëj “sulm të mundshëm terrorist” nga Xhihadi Islamik.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit nënkoloneli Jonathan Conricus tha për CNN se sipas inteligjencës izraelite, Hamasi dhe Xhihadi Islamik po planifikonin një sulm nga një qendër komandimi nëntokësore në xhaminë Al-Ansar. /Insajderi.org/