Media shtetërore e Kinës raportoi për së paku 67 njerëz të vdekur nga shembja e një platforme në një termocentral në qytetin Fengçeng.
Incidenti ka ndodhur pranë një kulle të ftohjes, e cila ka qenë në ndërtim e sipër.
Disa njerëz vazhdojnë të mbeten të bllokuar nën rrënoja, ndërsa shkaku i shembjes nuk dihet, tha agjencia e lajmeve Xinhua.
Qeveria e Kinës tha se kryeministri Li Keqiang ka urdhëruar hetime.
Aksidentet fatale janë të shpeshta në zonat industriale të Kinës, ku ka gjithnjë e më shumë kërkesa për rritje të standardeve të sigurisë.