Numri i viktimave në Cetinje të Malit të Zi ka arritur në shtatë, ndërsa dyshohet se mes tyre janë edhe dy fëmijë.
Sipas transmetuesit publik malazez RTCG, ngjarja ka ndodhur në një tavernë, ku një person ka hapur zjarr me armë dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia e Malit të Zi ka kërkuar nga qytetarët e Cetinjes që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërkohë që njësitet policore janë në terren duke kërkuar autorin e krimit.