Shkon në shtatë numri i deputetëve të VV-së që dalin kundër vendimit të Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkon në shtatë numri i deputetëve të VV-së që dalin kundër vendimit të Qeverisë

    Insajderi
    04 October 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka kërkuar që për shkak të situatës ekonomike të ekzekutohen pagat për punëtorët e arsimit.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mësimdhënësve që ishin në grevë të mos iu ekzekutohen pagat – thonë se vendimin e mbështesin te Ligjit për Grevat.

    E Agusholli thotë se ligjërisht vendimi është i drejtë, por kërkon që situata aktuale ekonomike të merret parasysh.

    Rrjedhimisht ai kërkon që punëtorët e arsimit të premtojnë kompensimin e orëve të humbura deri në fund të vitit shkollor.

    “Unë mendoj se si veprim ligjërisht është i drejtë, por a duhet të aplikohet, mendoj se jo, për shkak të situatës ekonomike, por në anën tjetër edhe mësimdhënësit duhet të japin premtimin që orët e humbura duhet të kompensohen”, ka thënë ai, për express.

    Pos Agushollit edhe deputetët e tjerë të Grupit Parlamentar të VV-së si Haxhi Avdyli, Eman Rrahmani, Jeta Statovci, Alban Bajrami e Fatmir Humolli.


    Ndërsa Sindikata e Arsimit nuk e ka përjashtuar mundësinë që greva të rikthehet për shkak të mosekzekutimit të pagave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark