Temperaturat e larta prej 45 gradë Celsius ka mbërthyer sot banorët e Antalias, qytetit turk në bregun jugperëndimor të Mesdheut, raporton gazeta Aksam.tr.
Edhe pse klima e këtij qyteti me mbi 300 ditë me diell në vit është shumë e thatë dhe e ngrohtë, temperatura të ngjashme nuk janë regjistruar më parë në fillim të sezonit veror turistik, shkruan Insajderi.
Turqia njihet si një nga vendet me klimë më të nxehtë në Ballkan, derisa temperaturat e qyteteve varen edhe nga pozita e tyre gjeografike – duke pasur parasysh edhe shtrirjen e madhe gjeografike të shtetit turk. /Insajderi.com