Uilliam Shekspir me 430 realizime kinematografike, është shkrimtari vepra e të cilit mban rekordin në ekraniziminin e tyre. Në mes të të cilave për “Hamleti-n” janë bërë rreth 100 filma, ndërsa për veprën “Romeo dhe Zhulieta” dhe “Makbethi”, përkatësisht me 60 dhe 40 filma.
Ndërkohë romancieri më i përfaqësuar në kinema është Edgar Uollas, veprat e të cilit janë pështatur në 180 filma, ndërsa shkrimtarët më të përfaqësuar janë Çarls Dikens (133), Aleksandër Dyma (128) dhe Edgar Alan Po (116 filma).
Në mesin e autorëve ende të gjallë, rekordin e mban Stefën King (me 30 filma). /bota.al