×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shkrimtari Arbër Selmani sjell librin e dytë “Kosova në 14 tregime kulturore”

    Insajderi
    14 March 2021 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtari Arbër Selmani, sjell librin e dytë të ciklit “Kosova në 14 tregime kulturore”, shkruan Insajderi.

    Promovimi i këtij libri bëhet të enjten më 18 mars me fillim nga ora 17:30 – 20:00 në librarinë Dukagjini në Prishtinë.

    Ky është libri i dytë i Selmanit, i cili ka treguar se të gjitha fitimet nga shitja e librit do të për ndihmë ndaj shoqatës ‘Autizmi’ në Prishtinë.

    “Unë ju ftoj në këtë ngjarje, që është më pak promovim klasik e më shumë një gjysmë-dite kur unë ju pres të vini, të takohemi duke i respektuar masat kundrejt pandemisë, dhe ta bleni librin e ta ndihmoni kauzën. Intervistat në librin ‘Kosova në 14 tregime kulturore – 2’, që unë i quaj tregime sepse kanë plot nuanca jete, flasin për jetën dhe punën e këtyre njerëzve: Xhevat Syla, Mixha Ramë, Adelina Thaçi Meta, Agim Qena, Luan Hajra, Hana Cakuli, Lala Meredith-Vula, Naser Berisha, Rifat Kukaj, Bajram Bylykbashi, Malda Susuri, Zake Prelvukaj, Kenneth Andresen dhe Abdullah Konushevci”, ka treguar Selmani./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark