Poeti dhe shkrimtari shqiptar, Gëzim Hajdari të shtunën në Milaon, fitoi çmimin ndërkombëtar “Léopold Sédar Senghor”. E gjithë ceremonia u zhvillua në Bibliotekën Qendrore “Sorman” në Milano.
Rikujtojmë se Hajdari është autor i disa librave me poezi dhe eseistikë. Është prej autorëve më të përkthyer dhe më të vlerësuar jo vetëm nga kritika letrare italiane.
Hajdari, po ashtu është ndër krijuesit që shumë shpesh është i ftuar nga universitetet të njohura ndërkombëtare për të mbajtur leksione për letërsinë dhe kulturën evropiane, shkruan KultPlus.
Libri “Grykë e lumit tënd” veçohet për gjetjet tematike, për artikulimin e denjë të motiveve të llojllojshme dhe semantikën e thellë. Ky çmim është në rrjedhën e shumë çmimeve të fituara deri më tani, po aq të rëndësishme.