Shkrimtari i njohur turk, nobelisti Orhan Pamuk, do të vijë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkrimtari i njohur turk, nobelisti Orhan Pamuk, do të vijë në Kosovë

    Insajderi
    12 May 2023 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtari i njohur turk, nobelisti Orhan Pamuk, do të vijë në Kosovë.

    Lajmin e ka konfirmuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook.

    “Kënaqësi e veçantë ta presim në Kosovë shkrimtarin e madh turk, fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk. I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës”, ka shkruar ministri Çeku.

    Sipas agjendës ai do të jetë në Kosovë prej 24 deri më 26 maj.

    “Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flasë vetë ai në Prishtinë”, ka shkruar ministri Çeku.

    Ende nuk është zbardhur agjenda e aktiviteteve të shkrimtarit të madh gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark