Shkrimtari serb Vulle Zhuriq ka thënë për N1 se “kushdo që e pyet presidentin serb në ndonjë konferencë për media pse Putini nuk po vjen, me siguri do të marrë ndonjë kundër pyetje”. Unë mendoj se Putini nuk do të vijë të ulet në tempullin e Shën Savës për shkak se Vuçiq që ishte ulur në Zyrën Ovale”, thotë ai.
Duke folur për raportimet e mediave se presidenti rus Vladimir Putin anuloi vizitën e tij në Serbi, ai thotë se ai supozon se “Putini nuk do të vijë të ulet në tempullin e Shën Savës për shkak se presidenti i Serbisë Vuçiq ishte ulur në Zyrën Ovale”.
“Është e qartë se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet që ajo vizitë të përdoret në maksimum nga të gjitha palët. Pasi kjo nuk mund të bëhet, pse atëherë njeriu ta humbë së paku gjysmën e ditës nga koha e tij, ai me siguri ka punë më të mençur. Kushdo që e pyet presidentin Vuçiq në ndonjë konferencë për media “Pse Putini nuk po vjen, ai me siguri do të marrë ndonjë kundër pyetje”, pretendon Zhuriq.
Duke folur për pandeminë e koronavirusit dhe situatën në Serbi, ai thotë se, si të gjithë, ai është “i lumtur kur numri i njerëzve të infektuar rishtas është i vogël”.
“Megjithatë, nuk është e qartë për mua pse ata nuk na tregojnë se sa njerëz u pranuan në spital një ditë më parë”, ka thënë ai./Insajderi.org.