Shkrimtari serb që po qëndron në rezidencë në Prishtinë - Insajderi
×
Kulturë

Shkrimtari serb që po qëndron në rezidencë në Prishtinë

Insajderi
03 April 2019 - 13:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Shkrimtari serb Stefan Boshkoviq tashmë ka arritur në Prishtinë. Ai do të qëndroj këtu për një muaj.

Gjatë qëndrimit të tij, Qendra Multimedia do të organizojë një lexim letrar me autorin.

Programi “Prishtina nuk ka lum” është i mbështetur nga Reading Balkans.

Stefan Boshkoviq ka lindur në vitin 1983 në Podgoricë, Mal të Zi. Në vitin 2010, ka diplomuar në Fakultetin e Dramaturgjisë në Universitetin e Malit të Zi në Cetinje.

Përveq librave me tregime (Transparentne životinje), Nova knjiga 2018, Partizanska knjiga 2017, ai ka shkruar edhe romane, si Samaranje, e publikuar në dy edicione në vitin 2014. Në atë vit u nderua me çmimin për romanin më të mirë të dorëshkrimit në Mal të Zi. Në vitin 2016, ai fitoi çmimin e dytë në Festivalin e Tregimeve të Shkurta Evropiane për “Moda dhe miqtë“. Disa nga tregimet e tij janë publikuar në gjuhën angleze, gjermane, ruse, shqipe, maqedone dhe sllovene.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark