I riu nga Mitrovica e Veriut është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi ka shkruar disa grafitë më përmbajtje përçuese.
Pas intervistimit, policia e ka lënë të lirë.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafit me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.