×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkumbin Ahmetxhekaj jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të RTK’së, emërohet u.d. Zana Spahiu

    Insajderi
    07 July 2024 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i përgjithshëm i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryesuesit të televizionit publik. Në vend të tij, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK’së është emëruar Zana Spahiu.

    Lajmin e ka bërë të ditur bordi i RTK’së me anë të një komunikate për media. Në njoftim thuhet se dorëheqja do të jetë efektive nga nesër, ndonëse nuk bëhet e ditur se cila është arsyeja e dorëheqjes, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ky vendim i bordit ka ardhur pasi që me datën 23.05.2024 z. Shkumbin Ahmexhekaj ka paraqitur dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Sipas kërkesës dhe përcaktimit nga ana e tij, dorëheqja do të jetë efektive nga data 08.07.2024, gjë për të cilën ka marrë edhe dakordimin e Bordit të RTK-së në mënyrë që të kryhen punët që kanë qenë në proces, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së”, thuhet në njoftim.

    “Me z. Ahmetxhekaj Bordi ka pasur një bashkëpunim korrekt, ndërkaq javë më parë ka pasur mospajtime dhe qasje të ndryshme lidhur me rastin e dhunës psikike që ka ushtruar drejtori i radios z. Arsim Halili ndaj disa grave në RTK, veçanërisht ndaj udhëheqëses së zyrës ligjore. Bordi ka pritur që drejtori i përgjithshëm ta trajtojë këtë rast konform përgjegjësive të tij. Bordi rithekson që dhuna psikike dhe çfarëdo lloj presioni i ngjashëm nga kushdo ndaj kujtdo, janë të papranueshme dhe nuk do të lejohen në RTK”, shton tutje në njoftim bordi i televizionit publik.

    Profili i Spahiut:

    Spahiu është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik.

    Nga viti 2010 ajo filloi punën në RTK si juriste, derisa në vitin 2022 u zgjodh udhëheqëse e zyrës Ligjore në RTK.

    Ajo ka mbi 14 vjet përvoje pune në fushën ligjore.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar në maj të këtij viti se si sindikata e Radio Televizionit të Kosovës pretendonte se Zana Spahiu, kryetare e komisionit disiplinor, dha dorëheqje nga pozita si shkak i presionit nga drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili.

    Në një njoftim për media, nga kjo sindikatë citonin edhe kryetarin e bordit të RTK’së, Besnik Boletinin, nga mbledhja duke e thënë të njëjtën gjë.

    Besnik Boletini (kryetar i Bordit): Zana ka dhanë dorëheqje (nga pozita e kryetares sekomisionit diciplinor) për shkak të presionit të Arsimit. Arsim Halili i ka ba presion, madje edhe ia ka rreh tavolinën në zyrën e sa. Ajo është detyru me dhanë dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit Disiplinor. Prandaj, sjelljet e Araimit kanë qenë tepër të kqija. Pra, akuza e Zanës kundër Arsimti ka të bëj direkt për presion në punë. Madje, Arsim ti ke kërku edhe dosje. A ke të drejt ti me kërku dosje a. Kush je ti që kërkon e hulumton dosje”, citohet të ketë thënë Boletini.

    Nënkryetarja e bordit të RTK’së, Albulena Mehmeti, çdoherë sipas sindikatës, pyet se çfarë masa ka marrë drejtori gjeneral i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ndaj Halilit. Ky i fundit thotë “asgjë”.

    Edhe drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, citohet të ketë thënë se ia ka tërhequr vërejtjen Halilit për qasje të vrazhdë ndaj Spahiut.

    Rilind Gervalla (drejtor i TV-se): Unë ia kam tërheq vrejtjen Arsimit për tone të larta kur i ka shku Zanës në zyre edhe është dëgju nëpër korridore te TV-se duke i bërtit asaj. Dhe, kërkoj këtu që të ndalen procedurat që dikujt po i mësyhen për me ia ndërpre kontratën e punës dhe me çdo kusht po arrihet një gjë e tillë“, citohet të ketë thënë Gërvalla. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark