Shkuri Buja: Lipjani meriton më mirë – qytetarët kërkojnë ndryshim të vërtetë! - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Shkuri Buja: Lipjani meriton më mirë – qytetarët kërkojnë ndryshim të vërtetë!

    Insajderi
    25 September 2025 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shkuri Buja, gjatë një tubimi elektoral në Topliqan, Jetën e Re dhe Grackën e Vogël, potencoi kërkesat e qarta të qytetarëve për përmirësime thelbësore në jetën e përditshme.

    “Zëri i qytetarëve është i qartë: duan më mirë,” tha Buja, duke përmendur prioritetet si furnizimi me ujë 24/7, shkolla moderne, çerdhe dhe kopshte cilësore, si dhe infrastrukturë të sigurt për të gjithë.

    Ai po ashtu premtoi transport publik funksional që lidh çdo lagje me qytetin, si dhe hapësira publike të gjelbëruara si parqe, shetitore dhe kënde lojërash për familjet.

    Mbështetja masive që mori gjatë tubimit, sipas Bujës, është më shumë se entuziazëm – është përgjegjësi. Ai përfundoi me një mesazh të qartë: “Fitorja është e jona!”

    Buja garon me numrin #191, nën moton #LipjaniMeritonMëMirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark