Shkurtim vendesh pune në BBC - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkurtim vendesh pune në BBC

    Insajderi
    16 April 2026 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    BBC ka kohë që duhet të kursejë. Tani njoftohet se pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune. Sindikatat janë të alarmuara.

    BBC-ja njoftoi në faqen e saj zyrtare se planifikon të shkurtojë deri në 2.000 vende pune. Në BBC punojnë rreth 21.500 vetë. Drejtori i përgjithshëm i përkohshëm, Rhodri Talfan Davies, nuk e përjashtoi as mundësinë e mbylljes së kanaleve apo të shërbimeve të tëra dhe e quajti këtë një “lajm vërtet të vështirë”. Sindikatat britanike paralajmëruan për rënie të cilësisë.

    Shkurtimi i vendeve të punës është pjesë e përpjekjeve për të kursyer në tri vitet e ardhshme 10% të shpenzimeve. BBC ndodhet prej kohësh nën presion të madh financiar dhe është detyruar vazhdimisht të bëjë shkurtime të dhimbshme.

    Probleme me të ardhurat dhe padia e Donald Trumpit

    BBC financohet përmes një takse për mediat publike. Çdo shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar duhet të paguajë rreth 210 euro në vit. Megjithatë kohët e fundit të ardhurat kanë rënë. Qeveria e mëparshme konservatore, e cila e akuzonte BBC-në për prirje të majta, e pezulloi rritjen e kësaj takse për dy vjet. Gjithashtu kishte edhe plane për ta hequr krejtësisht këtë taksë dhe për ta zëvendësuar me një model abonimi, si ai i shërbimit të transmetimit Netflix. Me qeverinë aktuale të Partisë Laburiste po zhvillohen bisedime për një përshtatje të kësaj takse.

    BBC-në e vë gjithashtu nën presion ekonomik edhe një padi për shpifje e presidentit amerikan Donald Trump . Ai kërkon të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim për një dokumentar të transmetuar nga BBC-ja, në të cilin pjesë nga fjalimi i tij i 6 janarit 2021 ishin montuar në mënyrë të tillë që krijonin përshtypjen se ai i kishte nxitur drejtpërdrejt mbështetësit e tij që të sulmonin Kapitolin./DW/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark