Shoferët e autobusëve nga Podujeva të cilët janë në grevë, përleshen mes vete e pastaj edhe me policinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoferët e autobusëve nga Podujeva të cilët janë në grevë, përleshen mes vete e pastaj edhe me policinë

    Insajderi
    14 March 2025 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë të qëndrojnë para komunës së Prishtinës në shenjë proteste nga pronarët e kompanive ndaj vendimit për mos lejimin e këtyre autobusëve që të hyjnë në territor të kryeqytetit.

    Është dita e tretë që pronarët e këtyre kompanive vazhdojnë këtë protestë deri në një vendim sipas tyre nga komuna për zgjidhjen e kësaj çështje.

    Por, sot përveç gjobave që i morën probleme i dolën edhe mes vete.

    Në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, afër xhamisë së Llapit, shoferët e autobusëve të cilët janë në grevë, përleshen mes vete e pastaj edhe me policinë.

    Në mesin e tyre ka edhe të arrestuar.

    Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje që protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat e tjera nga qytetet e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark