A e dini se cilat vetura i drejtojnë shoferët që shajnë më së shumti në trafik?
Portal Casino Online anketoi 2000 shoferë në Britaninë e Madhe për të parë se cila marka të veturave i drejtojnë ata që janë më nervozët në rrugë.
“Dikur mendonim se drejtuesit e Skodas ishin të qetë dhe të butë, por rezultatet e këtij studimi tregojnë të kundërtën”, tha Peter Yates, i cili mori pjesë në studim.
Sondazhi tregoi se drejtuesit e Skodas shajnë më së shumti në trafik – për çdo 104 fjalë, një fjalë sharje, shkruan thesun.
Pikërisht pas tyre janë ata që drejtojnë Range Rovers – ata thonë një fjalë sharje për çdo 106 fjalë.
Më pas është BMW (109 fjalë sharje), e ndjekur nga Ford (111), dhe shumë prapa në vendin e 12-të dhe të fundit janë shoferët e Teslas, që shajnë një herë në 145 fjalë.