Teksa në Kosovë autoritetet qendrore dhe ato komunale kanë arritur më në fund që të dakordohen për ta bërë kryeqytetin me autobusë të rinj, duke iu ofruar kështu qytetarëve shërbime më të mira publike, në Zvicër, autoritetet kanë prezantuar një projekt krejtësisht “futuristik”.
Përderisa shoferët e autobusëve urbanë në Prishtinë do të duhet të presin fundit e këtij viti që të vozisin autobusët e rinj, në Zvicër shoferët e autobusëve rrezikojnë të mbesin pa punë.
Tashmë dy autobusë të Postës vetëlëvizëse, 20 km / h qarkullojnë në mes të qendrës së qytetit dhe stacionit të trenit. Kjo është hera e parë që në Zvicër autobusë të tillë vihen në funksion.
Autobusë vetëlëvizës mbërrijnë për herë të parë në Zvicër. Autobusët elektrikë janë testuar në muajt e fundit në hapësira private, ndërsa tani janë vënë në qarkullim në mes të qendrës së qytetit dhe stacionit të trenit.
Autobusët kanë ajër të kondicionuar, një bateri të dytë gjithashtu që i bën të lëvizin mes gjashtë dhe dymbëdhjetë orëve pa rimbushje.
Përveç kësaj, automjetet janë të pajisura me një devijim, në mënyrë që ata të jenë lehtësisht të arritshëm për njerëzit dhe me lëvizshmëri të reduktuar. Autobusët vetëlëvizës arrijnë një shpejtësi prej maksimale 20 km/h, dhe janë të pajisur me njëmbëdhjetë ulëse.
Në këtë projekt janë përfshirë ETH nga Lozana (EPFL), Universiteti i Shkencave të Aplikuara Perëndimore Zvicër (HES-SO), qyteti i Sionit dhe Kantoni Valais./Insajderi.com