Shoferi i autobusit nga Gjakova ndalohet në Durrës, kapet duke përdorur telefonin teksa voziste – tentoi të korruptojë policët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoferi i autobusit nga Gjakova ndalohet në Durrës, kapet duke përdorur telefonin teksa voziste – tentoi të korruptojë policët

    Insajderi
    26 May 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se e kanë proceduar penalisht një shofer autobusi nga Gjakova, i cili kishte tentuar t’i korruptonte policët pasi që ishte ndaluar duke vozitur duke përdorur telefonin.

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në ‘Facebook’ në faqen e Policisë së Shtetit.

    “Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë ndaluar në rrugën ‘Pavarësia’, drejtuesin e një autobusi që po përdorte celularin ndërkohë që ishte në lëvizje. Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para, punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer”, thuhet në njoftim.

    Policia atje njofton se i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

    “Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark