Shoferi i papërgjegjshëm që nisi vrullshëm automjetin në Prishtinë identifikohet dhe gjobitet nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoferi i papërgjegjshëm që nisi vrullshëm automjetin në Prishtinë identifikohet dhe gjobitet nga policia

    Insajderi
    05 August 2025 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Prishtinë ka njoftuar se ka identifikuar shoferin që ditë më parë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke nisur vrullshëm automjetin e tij.

    Ai është gjobitur.

    “Në lidhje me këtë, Policia ka shqiptuar gjobë ndaj kundërvajtësit sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, bëhet e ditur në njoftim.

    Policia e Kosovës vlerëson lartë kontributin e qytetarëve në identifikimin e shkeljeve dhe inkurajon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shmangin çdo sjellje të rrezikshme apo të paligjshme.

    Policia do të vazhdojë me aktivitetet e saj në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore, duke mbetur e përkushtuar në ofrimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe duke ndërmarrë masa të vazhdueshme kundër çdo shkeljeje të ligjit në trafik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark