Ka vdekur i riu Rizah Hasani nga Ferizaj pas një vetaksidenti me kamion.
Aksidenti ka ndodhur për shkak që shoferi i kamionit ka humbur drejtimin duke rënë jashtë rrugës.
I riu që ka ndërruar jetë punonte për kompaninë “Bageri”.
Kjo kompani ka reaguar për vdekjen e tij përmes një postimi në “Facebook”.
Lajmi u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar ” Reka e Vogël ” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues. Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt. Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informacione shtesë do të njoftoheni me kohë”, thuhet përgjigjen e policisë për Insajderin.