Shfaqja e këtyre dy filmave do të bëhet në kuadër të dy vjetorit të themelimit të shoqatës URACult, shoqatë kjo e cila për herë të parë organizon këtë festival të filmit.
Në këtë festival do të prezantohen gjithsej gjashtë filma të cilët kanë për temë aspektet sociale, politike dhe kulturore të së kaluarës dhe të sotmes shqiptare, shkruan KultPlus.
Me fatet dhe peripecitë gjatë ikjes kanë të bëjnë filmat “The Wedding Tape” dhe “Death By Suffocation”, derisa në bllokun e tretë filmat “The Conversation” dhe “The Capsule” tregojnë pasojat e ikjes nga atdheu të vështruara nga perspektiva të ndryshme. /Insajderi.com