Filmi “Shok” nuk ka fituar OSCAR-in për filmin më të mirë të shkurtër. Cmimin e ka fituar filmi me regji dhe skenar të Benjamin Cleary “Stutterer” (Belbëzuesi)
Filimi amerikan i gjatë 12 minuta që flet për një tipograf i vetmuar që ka probleme serioze me të folurit, por që fuqia e zërit të tij të brendshëm i ndihmon të përballet me frikën e tij më të madhe, të folurit me të tjerët.
Prishtina e përcolli direkt këtë ceremoni në dy ngjarje zyrtare. Njëra u mbajt në një bar në Prishtinë, ku morën pjesë artistë të filmit së bashku me presidenten Atifete Jahjaga dhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Ndërsa Komuna e Prishtinës organizoi shfaqjen publike të ceremonisë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Në të dyja hapësirat ka mbizotëruar atmosferë emocionuse edhe pse mungesa e fitores zhgënjejë shumë njerëz.
Presidentja e vendit tha se e rëndësishme është që “Shok”e vendosi Kosovën në qendër të vëmendjes botërore.
Cmimin kryesor e fitoi “Spotlight” ndërsa aktori Leonardo DiCaprio fitoj më në fund cmimin për aktorin kryesor për rolin në filmin “Revenant” ndërsa aktorja më e mirë u zgjodh Brie Larson për rolin e saj në filmin “Room”.
Ceremonia e 88-të këtë vit u moderua nga komediani Chris Rock i cili për herë të fundit e kishte moderuar këtë ceremoni në vitin 2005.
Çmimet e para që u ndanë ishin ato për efektet vizuale, editimit, kostumet, grimin dhe floket, dizajnimin e produksionit, kamerën, muzikën dhe efektet e tjera në film.
Pas këtyre erdhi kategoria e dytë e çmimeve ajo për “filmin më të mirë të animuar” dhe pas tij ndahet çmimi për “filmin më të mirë të shkurtër”, ku kandidoi edhe filmi i Jamie Donoughue “Shok”.
Ky film që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës në Kosovë, (Andi Bajgora dhe Lum Veseli) është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë.
Filmi ishte në konkurrencë për OSCAR në kategorinë e filmave të shkurtër së bashku me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria” që sipas mediave ndërkombëtare ishte edhe konkurrenti më i fortë i favoritit të sivjetmë, që është filmi “Shok”. Por asnjëri prej tyre nuk fituan.
Të tjerë filma të nominuar ishin edhe “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.