Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama, ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për të shprehur fjalët më të mira për filmin e metrazhit të shkurtër ”Shok” i cili është nominur për çmimin Oscar .
“Një film i jashtëzakonshëm që të merr frymën dhe të mban mbërthyer nga sekonda e parë e një rrëfimi autentik mbi përzënien e dhunshme të shqiptarëve të Kosovës prej shtëpive të tyre. Mbresëlënëse forca e thjeshtësisë së gjuhës filmike dhe tensioni emocional që përcjell loja e aktoreve”, shprehet Rama.
Rama gjithashtu tha se për historinë modeste të kinematografisë shqiptare do të ishte një kulminacion fantastik të kishim një statujë Oscar në trojet tona.