Adhuruesit e filmit “Shok” në mbarë botën kanë mundësinë të shikojnë në iTunes bashkëprodhimin kosovaro-britanik që u nominua për “Oscars.”
Gjithashtu filmi “Shok”, i pari film nga Kosova i nominuar për çmimin prestigjioz Oscar, ka hyrë në top 5 filmat e shkurtër më të shkarkuar në iTunes ne Zvicër, Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i filmit përmes një komunikatë për media i ku gjithashtu behët thirrje për diasporën shqiptare që të mbështes filmin në iTunes.
Rikujtojmë se filmi “Shok” do te shfaqet në Tribeca Film Festival—një festival prestigjioz i cili do të filloi më 13 prill dhe do të vazhdojë deri në 24 prill në qytetin e Nju Jorkut.
Filmi me metrazh të shkurtër—që në garën për “Live Action Short” u mposht nga filmi irlandez “Stutterer”—shënoi histori për kinematografinë kosovare duke u bërë i pari film që u nominua për statujën e artë. Filmi është rreth një miqësie që sfidohet në një kohë të jashtëzakonshme midis tmerreve të luftës në Kosovë, dhe ka protagonistë shokët Oki dhe Petriti.