Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Olluri ka thënë se Kushtetuesja ia ka kujtuar Qeverisë së jemi shtet demokratik.
“Kushtetuesja ia paska rikujtuar Qeverise Kurti se Kosova eshte shtet demokratik”, ka shkruar Olluri.
Me tutje, ai ka thënë se shokët e ambasadorit Kosovar në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar së është përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni, kanë pësuar humbje.
“E paska rrezuar ligjin qe parashihte emerimin e shumices se anetareve te Keshillit Prokurorial nen bertimat e Dejona Mihalit. Shoket e Martin Berishajt, njeriut te famshem si hajn rajonal, e paskan shenuar nje humbje te thelle. Kosova e paska shenuar nje fitore|” ka shkruar ai.