Shokët publikojnë pamje prekëse të Ledionit dhe Gentianës në shkollë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shokët publikojnë pamje prekëse të Ledionit dhe Gentianës në shkollë

    Insajderi
    28 November 2021 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje.

    Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u varrosën me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

    Dy të rinj plot energji, siç i përshkuajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok.

    Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura sëbashku.

    Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati

    Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

    @gentaisufii

    The best friend of my life I have ever known🥺💔. I will miss you very much 👼🕊 ##fyp ##viral ##bestfriend

    ♬ Колючая Роза – Mamikon


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark