Shokon profesori i Medresesë - mbulon komplet fytyrat e nxënëseve që ishte kujdestar i tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shokon profesori i Medresesë – mbulon komplet fytyrat e nxënëseve që ishte kujdestar i tyre

    Insajderi
    21 May 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i medresës në Gjilan, Muhamed Dërmaku ka shokuar me veprimin e tij. Ai ka treguar se ka përcjellur gjeneratën e katër të paraleles ku janë veç vajza.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thurur lavde për maturantet në fjalë. Por për çudi kur ka publikuar fotografinë e tyre, ka marrë mundin që t’ua mbulojë fytyrën e secilës prej tyre.

    “Ato paskan thurur fjalë të mira për mua, por realiteti është se ato ishin të mirat e shkollës. Ishte një klasë tejet e kompletuar në mësim, sjellje, fetari, edukatë e respekt. Mjafton të kuptohet, që e tërë klasa shënuan vetëm 60 mungesa gjatë tërë vitit shkollor 2023/24. Tri nxënëse në klasë, për tri vjet shkollim, nuk u shënuan asnjëherë në mungesa”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Jam krenar që isha kujdestari i tyre, që patën durimin të më durojnë si prindin e tyre. Allahu i ruajtë nga çdo e ligë dhe ua dhëntë të mbarën në jetë”

    “Paçin suksese të shumta në jetë dhe qofshin ruajtëset më të dinjitetshme të familjes dhe vlerave fetare e njerëzore!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark