×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoku i Kurtit po intervistohet nga Prokuroria Speciale

    Insajderi
    04 October 2024 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoku i afërt i kryeministrit, Albin Kurti, biznesmeni Ridvan Muharremi është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale, shkruan Insajderi.

    Vitin e kaluar ai u arrestua nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, ndërkohë iu ngrit aktakuzë për “Vjedhje të shërbimeve”.

    Në aktakuzë thuhet se në furrën “Bukë e Zemër”, Muharremi i kishte shfrytëzuar njehësorët e energjisë elektrike pa autorizim të KEDS-it.

    “Refuzohet kërkesa për hedhje të aktakuzës, e paraqitur nga i pandehuri R.M e ushtruar kundër aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, …. të datës, 05.08.2023, si e pa bazuar”, thuhet në vendimin e Themelores.

    Në vendimin e Themelores, thuhet se mbrojtësi i të akuzuarit Muharremi, avokati Mahmut Halimi brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për hudhje të aktakuzës, me pretendimin se njehësori elektrik i vendosur në biznesin e tij ishte i bllombuar dhe i paprekur nga askush.

    Mbi këto arsye, avokati Halimi ka kërkuar që të hudhet aktakuza pasi që nuk është arritur që të vërtetohet dashja e të mbrojturit të tij për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”.

    Pas analizimit të kërkesës së avokatit Halimi dhe përgjigjes në ankesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Themelorja ka ardhur në përfundimin se duhet që të lëshohen në shqyrtim gjyqësor dhe pas administrimit të provave, do të vërtetohet fajësia ose pafajësia e të akuzuarit Muharremi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark