×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘Shoku i studimeve të Kurtit’, emërohet rektor në Universitetin Publik të Gjilanit

    Insajderi
    06 July 2023 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artan Dermaku është zgjedhur sot rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Dermaku është i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Në muajin gusht të vitit 2018 ai ishte anëtarësuar në këtë parti. Dy vite më pas ai ishte shpërblyer me pozitën anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës” – Infrakos, shkruan Insajderi.

    Profesori i asociuar, Artan Dërmaku, është zgjedhur të enjten rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

    Në krye të mandatit katërvjeçar Dërmaku u zgjodh nga një votim i fshehtë i Këshillit Drejtues të universitetit, në mbledhjen e mbajtur gjatë së enjtes.

    Në partinë e Kurtit ishte anëtarësuar në vitin 2018. Kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti, kishte treguar atë kohë se me Dërmakun kanë kryer studime së bashku, shkruan Insajderi.

    Kemi studiuar bashkë në Fakultetin e Elektroteknikës. Tash do të jemi sërish bashkë në Lëvizje. Prof. Dr. Artan Dërmaku sot u anëtarësua në Vetëvendosje“, kishte njoftuar Kurti.

    Por, i njëjti në vitin 2020 ishte emëruar pikërisht nga njeriu që ishin bashkë në një gjeneratë në pozitën drejtor Bordi i “Infrakos.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark