×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shoku raportoi”- Rrëmbimi për shkak të një borxhi në Pejë, Prokuroria jep detaje

    Insajderi
    19 December 2024 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e martë në Pejë u raportua për një rrëmbim.

    Lidhur me këtë, Policia e Kosovës arrestuar dy persona, njëri nga komuna e Podujevës e tjetri nga komuna e Ferizajt.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se ishte shoku i viktimës ai që e raportoi kidnapimin, e ku më pas policia ka arrestuar dy të dyshuarit në Podujevë. Ai bëri të ditur se gjithçka ndodhi si shkak i një borxhi.

    Një person nga Podujeva dhe një nga komuna e Ferizajt kanë ardhur në Pejë, ku sipas dyshimeve tona bëhet fjalë për një borxh, ku dhe e kanë rrëmbyer një person nga Peja, me ç’rast e kanë dërguar në komunën e Podujevës. Menjëherë është raportuar rasti në Policinë e Kosovës, ku më pas është kontaktuar Prokurori i Krimeve të Rënda, ku me koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe pas një pune intensive janë lokalizuar personat e dyshuar”, tha Nikçi për KlanKosova.

    Ai shtoi se të njëjtit janë arrestuar nga policia, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjithashtu është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

    Për të njëjtit janë kapur prova për të cilat do të dëshmohen që të njëjtit janë fajtor. Raportimi ka ardhur nga një shok i viktimës”, tha Nikçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark